Prej 15 muajsh të burgosurit nuk takojnë dot të dashurit! Flet avokati Visha

3 Qershor 2021, 13:00

Në intervistën ekskluzive Vishaj për thotë se nuk mund të lejohet më që këta të akuzuarit apo të dënuarit për vepra të ndryshme penale të mos e kenë mundësinë të takohen me të dashurit e tyre.  Ndërkohë që prania e familjarëve dhe publikut do të ndikonte në një proces të rregullt gjyqësor. Vetëm kështu kuptohet se vendimet nuk i përkasin vetëm një personi por ndikojnë në jetën e shumë njerëzve.

"Duke parë dhe gjendjen në rënie të pandemisë mendojmë që ka ardhur momenti që vetë ministria e Drejtësisë ta marrë këtë vendim. Janë 5000 të paraburgosur apo dënuar që kanë 15 muaj që nuk takojnë fëmijët apo familjarë të tjerë të tyre. Nuk mundemi t'i ndajmë ata. Unë përfitoj nga rasti të bëj thirrje që të vaksinohen edhe kjo kategori. Edhe pse dyshohen për vepra penale ato nuk mund të veçohen. ", tha Vishaj.