Prej javësh po digjen pyjet, zjarret ende aktive në Majën e Rrunës në Kukës dhe Patalej të Lezhës, situata problematike! Pritet ndërhyrje nga ajri për të dyja vatrat

14 Gusht 2021, 11:12 | Përditesimi: 14 Gusht 2021, 11:45

Edhe pse pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në vend janë shuar, dy prej tyre vijojnë të jenë ende problematike duke djegur bimësinë dhe pyjet e vendit tonë. Vatrat aktive janë ende në Majën e Rrunës në Kukës dhe në Patalej të Lezhës.

Zjarri në Majën e Rrunës vijon të jetë problematike edhe pse ka pasur ndërhyrje nga ajri dhe nga toka. Gjatë ditës së sotme në këtë vatër janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 8 punonjës të pyjores dhe 10 forca nga komuniteti, ndërsa pritet që helikopteri të ndërhyjë nga ajri.

KT/Shqiptarja.com