Preken nga aksi Thumanë-Kashar, prej 6 muajsh në protestë! Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e Rinasit: Luftë do kenë! Këtu po bëhet masakër e vërtetë

26 Mars 2023, 16:39 | Përditesimi i fundit: 2023-03-26 20:05:11

Prej 6 muajsh, banorët e Bërxullës që preken nga projekti i aksit Thumanë Kashar protestojnë për pronat e tyre. Këtë të diel kanë bllokuar rrugën e Rinasit dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen me benzinën që kanë marrë me vete pasi i kanë vjedhur pronën.