Preku zemrat e shqiptarëve, 7-vjeçari nga Presheva me lot në sy edhe pas 3 ditëve: Qava se humbëm, por futbollistët e kombëtares i dua shumë

15 Tetor 2021, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2021-10-15 10:29:05

Pamjet e Amar Hasanit, tifozit 7-vjeçar që qante për humbjen e Shqipërisë në stadium akoma kanë mbetur në memorjen e shikuesve e tifozëve, si një nga momentet më të bukura në ndeshjen e kombëtares me Poloninë. Report TV bisedoi me vogëlushin nga Presheva i cili kishte shumë kohë që lutej të atit ta merrte në Shqipëri. Vogëlushi thotë se pavarësisht pse Kombëtarja humbi,  ai i do shumë futbollistët

    No videos found.