Premiera e Angjelin Preljocaj në Tiranë mahnit publikun! ‘Annonciation’ e ‘La Stravaganza’ ngjitet në skenë nga trupa shqiptare

26 Shtator 2021, 11:22

Koreografi me famë botërore dhe origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj i ka dhuruar këtë fundjavë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit premierën absolute “Annonciation” dhe shfaqjen “La Stravaganza”. Dy veprat janë ngjitur në skenë nga trupa shqiptare e baletit dhe kanë emocionuar publikun.