Presidenti Biden takime me udhëheqësit evropianë për rrezikun e pushtimit të Ukrainës nga Rusia! Aleatët bashkë kundër agresionit rus

25 Janar 2022, 12:57

Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi virtualisht të hënën me udhëheqësit kryesorë evropianë në lidhje me rrezikun e vazhdueshëm të një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, ndërsa po shqyrton dërgimin e disa mijëra forcave amerikane në vendet balltike dhe në Evropën Lindore. Presidenti Biden nuk ka vendosur ende nëse do të dislokojë paisje dhe personel ushtarak amerikan më pranë territorit të Rusisë.