Presidenti i ri, Balla -Alibeaj nisin takimet

5 Maj 2022, 08:02

Nisja e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri ka qenë temë e diskutimit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Më 10 maj do të mbahet mbledhja e Konferencës së kryetarëve, ku do të vendoset edhe data për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri. Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD tha se është dakord për të marrë pjesë në këtë proces pasi do të tregohet qartë nëse Rama e ka pasur gati emrin apo po pret kandidaturat.