Presidenti i ri, Duka në Report Tv: Negociatat kanë ngecur, përçarja e PD-së vështirëson gjetjen e kandidaturave! Ja zgjidhja që propozon

13 Maj 2022, 19:45

Të hënën pritet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve që opozita të dorëzojë kandidaturat për presidentin e ri të vendit, por kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thotë se opozita nuk do të dalë dot me propozime të përbashkëta. I ftuar në Report Tv, Duka thotë se nuk do ketë një emër të hënën për shkak të ngërçit në të cilat ndodhen negociatat për zgjedhjen e kreut të shtetit.