Presidenti italian dekoron Olen Cesarin me titullin Komandant i Urdhrit të Yllit të Italisë! Ceremonia, violinisti detyron ambasadorin Fabrizio Bucci të këndojë

11 Tetor 2021, 22:59

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka dekoruar mjeshtrin virtuoz të violinës Olen Cesari me titullin Komandant i Urdhrit të Yllit të Italisë me motivacionin si një artist italo -shqiptar me vlera të rralla, i konsideruar si një nga violinistët më të mëdhenj  botërorë, si kompozitor eklektik dhe virtuoz  në violinë  dhe një artist i jashtëzakonshëm, interpretues absolut i tingullit dhe zotërues me vlera të rralla i instrumentit.