Presidenti kroat pyetet nga studenti nga Kukësi në 'Columbia University' për 'Open Balkan': Iniciativë që nuk dëmton rrugën e integrimit të Ballkanit

21 Shtator 2021, 12:42

'Iniciativë që nuk dëmton rrugën e integrimit të Ballkanit', kështu e konsideroi 'Open Balkan' Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ndërsa u pyet në lidhje me këtë çështje nga një student nga Kukësi në 'Columbia University'.

Bekim Bruka pyeti Milanoviç se cili është pozicioni zyrtar i tij për këtë iniciativë dhe nëse përbënte kërcënim për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe përgjigjja e Presidentit kroat ishte e qartë në mbështetje të kësaj iniciative.