Presion klubeve, dhunë ndaj stewart-ve e tregtim të paligjshëm në San Siro!

30 Shtator, 16:26 | Përditesimi i fundit: 2024-09-30 16:29:31

16 persona, mbështetës dhe pjesmarrës në tifozëritë ultras të Milanit dhe Interit, janë arrestuar nga policia italiane pas hetimit të kryer nga drejtoria anti-mafia e prokurorisë së Milanos. Ata akuzohen për organizatë kriminale (me metoda mafioze), më qëllim zhvatjen e të mirave që lidhen me stadiumin San Siro. Jo vetëm kaq, por së bashku edhe me 3 persona të tjerë të vendosur në arrest shtëpie, pretendohet se janë autorë të disa plagosjeve, por edhe të krimeve të tjera të rënda.

    No videos found.