Presion nga politika? Kreu i SPAK: Retorikat nuk përbëjnë kërcënim, shqetësim nëse do kishte ndryshime në kompetencat tona

27 Prill, 11:55 | Përditesimi: 27 Prill, 11:55

Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet nga anëtarët e KLP nëse ka presione nga politika. Në përgjigje, Brajo tha se retorikat politike nuk përbëjnë kërcënim për punën e prokurorëve të SPAK. Ai tha se shqetësim do të ishte vetëm në rast se do kishte ndryshime ligjore për kompetencat e institucionit, por deri më tani nuk ka drafte të tilla ligjore.

 

A.M/Shqiptarja.com