Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, Report Tv në Pekisht! Kryeplaku Dervishi: Fletët e votimit imitim i KQZ për të edukuar zgjedhësit! PD erdhi me forcë, përmbysi gjithçka

25 Maj, 16:10 | Përditesimi: 25 Maj, 16:10

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili pretendonte se në lokalin e tij gjendeshin gjurmë të manipulimit të votave përmes fenomenit të Trenit Bullgar.

Report Tv udhëtoi drejt Pekishtit, për të biseduar me personin që u kthye në shënjestër të zulmeve të opozitës e për të marrë versionin e tij.

Kryeplaku i fshatit thotë se fletët e gjetura nga eksponentët e PD-së, ishin imitim të fletëve të votimit, që përdoren për të edukuar zgjedhësit për mënyrën e saktë të votimit në ditën e zgjedhjeve.

I.M/Shqiptarja.com