Prezantim ëndrrash i Mbappe-s te Reali, zotimi i francezit: Jap jetën për klubin, emocionohem nga nëna ime që qan

16 Korrik, 15:51

Me një numër rekord të pranishmish në Bernabeu Kylian Mbappe është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Real Madridit. 25-vjeçari premtoi se do japë jetën në fushë për klubin, ndërsa shtoi se sot ishte një ditë e pabesueshme, pasi për shumë kohë ka fjetur duke ëndërruar të luajë për Real Madridin.