Princesha e Japonisë martohet me të dashurin jo mbretëror! Gjithçka rreth historisë që na kujton dashuritë e mëdha të 'pamundura' të 'gjakut blu'

26 Tetor 2021, 15:33

Princesha Japoneze Mako është martuar me të dashurin e saj jombretëror të kolegjit Kei Komuro në një ceremoni të qetë, duke shënuar kështu largimin e saj nga familja mbretërore. Mako, e cila mbushi 30 vjeç gjatë fundjavës, deklaroi fejesën e saj me Komuro para katër vjetësh. Por bashkimi i tyre është kundërshtuar prej vitesh nga mosmiratim publik dhe nga një skandal lekësh në të cilën është përfshirë e ëma e Komuro-s.