Princesha e Uellsit, Kate Midelton: Kam kancer! Po i nënshtrohem kimioterapisë! Videoja emocionuese: U desht kohë tia tregoja fëmijëve

22 Mars, 20:51

"Kam kancer. Po i nënshtrohem kimioterapisë..." Kështu deklaroi Princesha e Uellsit, gruaja e Princit William, Kate Midelton në një videomesazh publik tepër emocionues.

E ulur në një stol në Windsor, Kate thotë:"Ishte shock! William e unë po bëjmë gjithçka për ta menaxhuar sa më mirë në mënyrë private për të mirë të familjes tone. Siç e imagjino kjo kërkon kohë!

Princesha 42 vjeçare u shtrua në spital më 16 janar për "operacion abdominal". Në momentin e operacionit nuk u mendua për sëmundje kancerogjene, pasi asnjë analizë nuk kishte konfirmuar praninë e tumorit. Megjithatë, testet postoperative përmbysën diagnozën.