Prindërit s’pranojnë transferimin e fëmijëve në shkollën e Patosit, kryetarja e bashkisë: Godina ka shkëputje të themeleve, rrezikohet jeta e tyre

8 Shtator 2021, 11:52 | Përditesimi: 8 Shtator 2021, 11:52

Mbyllja e shkollës së ciklit të ulët në fshatit Grizë në Patos pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 2019, ka ngritur në protesta prindërit e 62 fëmijëve që bëjnë mësim aty duke mos pranuar që fëmijët e tyre të transferohen në një shkollë tjetër në Patos, pasi e kanë larg dhe nuk besojnë se shkolla ka dëme serioze që të rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre. Por për kryetaren e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili shkolla ka dëme të mëdha në strukturë dhe jo vetëm krisje sipërfaqësore. Balili tha se për 4 vite bashkia ka bërë mirëmbajtjen e shkollës, por në korrik-gusht 2021 u konstatua se godina kishte pësuar hapje të mureve dhe dëmtim të strukturës. Ajo tha se vendimi për transferimin e nxënësve është i përkohshëm deri në ekspertizën përfundimtare të Institutit Kombëtar të Ndërtimit se çfarë do të vendosi nëse do bëhet mësim në goditë apo i duhet të nënshtrohet rikonstruksionit.

 

r.k./Shqiptarja.com