Prishja e pazareve të drogës, dy të plagosur në Malësi të Madhe! Arrestohet autori, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit

15 Shtator, 16:51 | Përditesimi i fundit: 2024-09-15 18:31:19

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë paraditen e sotme në Vrakë të Malësisë së Madhe. Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj janë qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali. Autori i ngjarjes Lul Rakaj është arrestuar nga policia, por fillimisht ai u largua nga vendi i ngjarjes.