Pritej të dëshmonte ish-ministri Pango, zvarritet gjyqi për aferën Partizani! Mungon avokati i Bektashit, seanca shtyhet më 8 qershor! Thirren edhe 4 dëshmitarë të tjerë

20 Maj, 18:31 | Përditesimi: 20 Maj, 18:31

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion nuk u zhvillua normalisht seanca e radhës e gjyqit të aferës “Partizani”, me të pandehur për korrupsion ish Kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij Malltezi, në akuzë edhe për pastrim parash. Mungesa e një avokati shtyu për më 8 qershor dëshmitë e rëndësishme të ish ministrit Ylli Pango i cili ndryshoi ligjin e sportit derisa u finalizua plani i Malltezit për kulla në territorin e ish klubit.

    A.M/Shqiptarja.com