Pritet miratimi i Pfizer, SHBA gati planin për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç, pika vaksinimi në spitale, shkolla e farmaci

20 Tetor 2021, 18:43

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka paraqitur planin për vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç. Vaksinimi i tyre do të fillojë menjëherë pasi vaksina anti-COVID të aprovohet edhe për fëmijët e asaj moshe.

Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë bëri me dije se po punohet për të ngritur pika vaksinimi në 100 spitale për fëmijët në të gjithë vendin, por me shumë mundësi edhe në shkolla ose farmaci. Në deklaratë thuhet se sapo Pfizer të marrë miratimin e vaksinës për fëmijët, sipas planit të miratuar vaksina do të shpërndahet tek të gjitha sa më shpejt dhe tek të gjitha familjet në mënyrë të barabartë.