Pritet mot i keq/ Anulohet lundrimi i anijes Brindisi-Vlorë, mjetet e vogla s’lejohen në det

26 Mars, 11:03 | Përditesimi: 26 Mars, 11:03

Anija pasagjere e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës ditën e sotme. Sipas parashikimit hidrometeorologjik, pritet që era sot të ketë shpejtësi 15-20 m/s dhe dallgët të jenë me lartësi nga 1.50 deri në 2.50 metra.

I.M/Shqiptarja.com