Pritje si heronj në Rinas, ekipi Kombëtar i mundjes kthehet në atdhe pas medaljeve në evropian! Prizreni: Mund të fitonim më shumë

10 Prill, 16:09 | Përditesimi: 10 Prill, 16:09

Ekipi kombëtar i mundjes, bashkë me kampionin e saposhpallur të Evropës Chermen Valiev, si dhe medalistin e bronztë Zelimkhan Abakarov, janë pritur si heronj këtë të enjte në aerportin ‘Nënë Tereza’.

Valiev të mërkurën fitoi 4-2 finalen e kategorisë 74 kilogramë kundër rivalit rus Zaurbek Sidakov, i cili garoi me flamur neutral, ndërsa Abakarov suksesin e arriti në kategorinë 61 kilogramë.

“Ishte një finale shumë e mirë me mundës shumë të fortë sidomos ato nga Rusia. Jam shumë i lumtur dhe faleminderit për mikpritjen,”-u shpreh Chermen Valiev, mundës i Shqipërisë.

r.k./Shqiptarja.com