Privatizohet rruga, 100 banorë në Kurbin mbeten në izolim prej 3 muajsh: Po shkojmë drejt vetëgjyqësisë

4 Shtator 2021, 18:31 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 18:31

KURBIN-Mbi 100 banor në fshatin Adriatik të Kurbinit janë të izoluar prej tre muajsh, pasi rruga rurale që përdornin prej më shumë se 20 vitesh është privatizuar. Të revoltuar ata shprehen ky vendim gjykate po i çon drejt vetëgjyqësisë ndaj kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore dhe atyre të drejtësisë.

"Kam ardhur këtu para 22 vitesh dhe e kam blerë tokën me gjithë rrugë se tokë pa rrugë nuk do të blija.  Rruga është e shtetit, por e Gjykata e Laçit ia ka dhënë privatit. ne duam nga shteti të na hapë rrugën se po na çon drejt vetëgjyqësisë se këtu nuk mund të çojmë fëmijët në shkollë, nuk mund të vijë as zjarrfikëse as ambulancë. I lutemi shtetit të ndërhyjë! Ai që ka fituar pronën ka ardhur 10 vite pas nesh këtu dhe ka zënë rrugën. Jemi ankuar në bashkinë e Kurbinit, por asnjë zgjidhje s'kemi marrë, pa rrugë s'ka jetë. Ne jemi duke marrë afganët dhe nuk sigurojmë dot rrugën njerëzve tonë, si është kjo punë këtu?! Ne veç nëse vritemi se s'kemi rrugë tjetër. Jemi një muaj e gjysmë të bllokuar", shprehet një banor.

LR/Shqiptarja.com