Privatizuan plazhin në Golem duke vendosur shezlongë pa leje, në hetim 3 pronarët e bizneseve

5 Korrik 2021, 10:46 | Përditesimi: 5 Korrik 2021, 10:46

DURRËS- 3 pronarë biznesesh janë vënë në hetim pasi kishin 'privatizuar' plazhin e Golemit duke vendosur shezlongë pa leje. Bëhet fjalë për A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse", njofton Policia.

r.k./Shqiptarja.com