Pr.ligji i PS për Policinë e Shtetit/ Hiqet gara për drejtuesit dhe shefat e komisariateve, Kryepolici kthehet sërish në detyrë pas përfundimit të mandatit

21 Maj, 16:08 | Përditesimi: 21 Maj, 16:08

Deputeti i PS-së, Bujar Rexha, ka propozuar ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, duke hequr garën për shumicën e posteve drejtuese në polici. Projektligji parashikon gjithashtu që ish-drejtori i Policisë të rikthehet në detyrë pas mandatit me gradën “drejtues i parë”, si dhe shkurton afatet për promovimin në grada.

A.M/Shqiptarja.com