Procesi i groposjes së pulave të ngordhura me ritme të ngadalta! Asgjësimi i pulave të infektuara në vend numëro! Asnjë tabelë informuese në gropat në Shëngjin

23 Mars 2022, 13:04

DURRËS- Prej dy ditësh ka nisur procesi i groposjes së pulave të ngordhura, i cili duket se po ecën me ritëm të ngadaltë pasi deri më tani numërohen afërsisht 100.000 pula të groposura nga 340.000 në total, të cilat mbahen prej tre javësh në ambientet e pularive në qytetin e Durrësit.

Përtej vonesave në këtë proces, urgjente është nevoja për zgjidhjen e situatës me pulat e gjalla të cilat janë prekur nga virusi H5N8, ku sipas zv. ministres ditën e djeshme u tha se ka nisur procesi i asgjësimit të tyre, por fakt është që deri më tani ky proces ka mbetur ende i pazgjidhur.