Programet e përbashkëta me Universitetin e Torinos, Kushi takim me studentët: Proritet bashkëpunimi me BE për diplomat e dyfishta

14 Korrik 2021, 12:11 | Përditesimi: 14 Korrik 2021, 12:11

Ministrja Kushi u njoh nga afër me përvojat e deritanishme të studentëve dhe me faktin që diploma e dyfishtë e fituar nëpërmjet këtij bashkëpunimi disavjeçar ka lehtësuar rrugën e studentëve për t’u integruar shumë më shpejt në tregun e punës. Duke i cilësuar këto programe si shumë të suksesshme Kushi nënvizoi prioritetin madhor të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend. 

KT/Shqiptarja.com