Programi dhe kabineti/ Opozita bllokoi foltoren, rinis seanca pas 2 orësh! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur!

16 Shtator 2021, 23:01

Rreth dy orë e priti Lulzim Basha kryeministrin Edi Rama për ti thënë se ka ekzekutuar demokracinë në vend, ndërsa kreu i qeverisë i tha kryedemokratit se boll kumrie ka mbi kokë, duke ju referuar përplasjes që ka në parti më Sali Berishën. Më herët, Rama shpalosi programin me në fokus rritjen e pagave, të pensioneve, investimet në infrastrukturë, por dhe fuqizimin e rolit të gruas, në seancën që u ndoq dhe nga bashkëshortja e tij Linda.