Programi elektoral i PD-së/ Agalliu në Report Tv: Taksa të ulëta, zero taksë për biznesin e vogël

3 Qershor, 18:02 | Përditesimi i fundit: 2024-06-03 19:20:27

Me 1 Qershor Partia Demokratike shpalosi programin e saj elektoral, gati një vit para zgjedhjeve, duke iu servirur shqiptarëve vizionin e saj për qeverisjen në sektorë të ndryshëm të vendit, nëse fiton zgjedhjet qëndrore të 2024.

I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn, ishte i ftuar deputeti demokrat Arbër Agalliu, i cili foli për synimin e programit dhe rezultatet e pritshme.

Agalliu theksoi se një ndër piketat e e këtij programi elektoral janë taksat e ulëta në vend dhe uljen e informalitetit.