Programimi, dega e së ardhmes preferencë edhe e vajzave! Eimi Zajmi: Kam marrë projekte nga Amerika dhe Suedia

1 Nëntor 2023, 18:45

Programimi është një degë përgjithësisht e preferuar nga djemtë por gjithnjë e më shumë po preferohet edhe nga vajzat. Një prej tyre është edhe 18 vjeçarja Eimi Zajmi, e cila ndjek shkollën profesionale për Teknologji informatike dhe komunikimi, por edhe punon si programuese për kompani të huaja dhe shqiptare.