Progres Raporti i BE-së, Lapaj: Ne e dimë realitetin, mungon gara! Çipa: SPAK përmbysi tabutë e tranzicionit! Krashi: Zhvillimi më pozitiv këto 34 vite

31 Tetor, 22:47

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dorëzoi sot progres raportin për Shqipërinë, e cila u diskutua në ‘Frontline’ me Agim Neshon, Lavdrim Krashi, Adriatik Lapaj dhe Aleksandër Çipa. Nesho theksoi për Marsela Karapançon se raporti ka disa vlerësime pozitive, por ka edhe gjëra të tjera mjaft kritike për Shqipërinë.

'Progres raportet diçka tepër pozitive. Dëshirë e popullit që është luftuar për këtë. Raportet diplomatike të BE-së mbështillen me një gjuhë diplomatike dhe është edhe për vendet e tjera të Ballkanit.'

Deputeti Krashi e sheh progres raportin një nga zhvillimet më pozitive këto 34 vitet e fundit.