Projekti për furnizimin me ujë të zonave bregdetare, policia ndërhyn për prishjen e një stacioni të pompave të ujit në Tragjas të Vlorës! Banorët kundër, përplasen me efektivët

4 Mars 2025, 09:41 | Përditesimi: 4 Mars 2025, 12:51

Banorët e fshatit Tragjas janë ngritur në protestë, pasi orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit. 

I.M/Shqiptarja.com