Projekti për të furnizuar me ujë rajonin e Puglias, Rama: Ide e vitit 1930, Shqipëria ka qenë gati, por deri tani nuk është bërë sepse ka kosto të lartë

14 Nëntor 2023, 22:13 | Përditesimi i fundit: 2023-11-14 22:13:48

Kryeministri Edi Rama tha se çështja e ndërtimit të një ujësjellësi nga Shqipëria për rajonin e Puglias në Itali, është një ide e viteve 1930 dhe shtoi se vendi ynë ka qenë gati që prej asaj kohe por Italia nuk e ka vijuar projektin për shkak se ka kosto tepër të madhe.