Prokuroria: 12 vite burg Saimir Tahirit

11 Shtator 2019, 19:25 | Përditesimi i fundit: 2019-09-12 15:07:15

TIRANË- Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari zbuloi sot në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk do të arrestohet edhe nëse do të shpallet fajtor në seancën e datës 19 shtator. Ai tha se pa u dhënë vendimi i formës së prerë Tahiri do vijojë të jetë i lirë.

Ndërsa panelistët e tjerë u shprehën se ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka prova por vetëm indicie. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno u shpreh se ndaj Tahirit është ngritur një gjyq me përgjime të arnuara.