Prokuroria kërkon 8 vite burg për ish-ministrin Tahiri: Nuk e çoj ndërmend të dënohem, besoj tek e vërteta ime /Video

TIRANE - Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri la Gjykatën për Krime të Rënda rreth orës 16:30, ku kishte mbërritur prej mëngjesit (në 09:00). Aty, Tahiri u njoh me pretencën e Prokurorisë, që kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg, që në rast dënimi konvertohen në 8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar (ulje me 1/3), për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Në një seancë të gjatë, menjëherë pas shpalosjes së argumenteve të tre prokurorëve  Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, Saimir Tahiri për më shumë se dy orë, mbrojti veten me një tabelë, skica e fakte të shkruara në të. E quajti një proces të montuar e të pabazuar në prova dhe kërkoi pafajësi. Në mungesë u bë edhe mbrojtja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, ndërsa pritet që vendimi përfundimtar i Gjykatës të jepet më 19 shtator.

Ndër provat më të rëndësishme që përdori Tahiri duke pretenduar pafajësinë ishin 6 shkresa dërguar ish ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për mosfunksionimin e radarëve, dokumenti sekret në të cilin Jaled Çela njoftonte prokurorinë për aktivitetin kriminal të Habilajve dhe e-maili e zyrtarit të policisë së Vlorës, Gjergji Kohilës për prokurorin Dritan Prenci duke njoftuar po për aktivitetin kriminal të Habilajve.

Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Saimir Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muajsh hetimi. Në këtë proces Tahiri është i pandehur me Jaleld Celën, ndërsa për ish-Sokol Boden, drejtor i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohilën, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, procesi është veçuar nga Krimet e Rënda.

Seanca gjyqësore është ndjekur edhe nga përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Tahiri shpërthen në akuza: Ka politikanë që kanë vrarë njerëz, sot janë në majë

I pyetur se cila do të jetë e ardhmja politike, ish-ministri Tahiri tha se nuk e ka menduar ende, por nuk e ka mohuar se një ditë do të rikthehet në politikë, teksa nuk ka kursyer akuza të forta për ish-kolegë të tij, por pa përmendur emra.

"Praktika ka treguar që sot i ke në majën e politikës ata që kanë pasur akuza për vrasje njerëzish, dhe sot janë në maja. Unë nuk po mendoj për këtë po mendoj për drejtësinë time", përfundoi deklaratën e tij, Tahiri.

Ora 17:31
Tahiri kujton arritjen e tij më të madhe: Mos harroni KURRË ministrin që isha

Një akuzë absurde e ka konsideruar ish-ministri Tahiri, teksa në vëmendje ka sjellë një nga arritjet e tij më të mëdha teksa drejtonte ministrinë e Brendshme: Pastrimin e Lazaratit nga droga. Nga kjo, shprehet Tahiri, është logjike për të kuptuar se akuzat nuk qëndrojnë.

"Ata më akuzonin për trafik droge në një kohë që ne luftonim Lazaratin. Si mund t'i bëja të dyja? Mos harroni kurrë ministrin që isha dhe luftën që kam bërë kundër drogës. Ndërkohë që luftoja Lazaratin t'i shkelja sytë disa trafikantëve? Është gënjeshtër e madhe që mu desh kohë ta çmontoja, shpresoj të shkojë mirë deri në fund. Unë nuk kam marrë asnjë provë të re, kam analizuar vetëm provat e prokurorisë. Jaeld Çela nuk ka qenë as drejtor a polic në Vlorë kur ata na akuzojnë që kemi bashkëpunuar në trafik droge. Kjo hyn tek betejat më të rëndësishme të jetës sime, dhe këtë betejë e kam përballur si qytetar, se ika si deputet. Unë dhashë dorëheqjen nga të gjitha, për tu përballur si qytetar vetëm me lëkurën time. Mua më intereson drejtësia dhe drejtësia bashkë me lirinë, jo i ndrydhur brenda korridoreve të pushtetit" tha ai.  

Ora 17:24
Të hetohet edhe Rama?! Ja si përgjigjet Tahiri

Duke u ndalur tek përgjimet, ku dëgjohet se fitonte 5 milion euro në muaj dhe se ka shpenzuar 20 mln euro në fushatë, ish-ministri Tahiri tha se ky është një përgjim banal dhe nëse do ishte e vërtetë, nuk duhej të merrej në hetim vetëm ai, por edhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie përfshirë edhe Ramën.

"Shpenzimet për fushatë, 5 milionë euro në një muaj: Të hetohet edhe Rama?! Nëse prokuroria ka një përgjim ku ministri i brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, unë kisha vetëm një muaj në detyrë dhe dy trafikantë bisedonin ai merr 5 milionë euro në muaj, nëse prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim banal, nuk duhej të kursente njeri pa hetuar. Cështë kjo parti dhe këta njerëz që harxhokan 20 milionë euro në fushatë? Por edhe prokuroria e di që ai përgjim është banal dhe ordiner. Prokuroria ka pasur dy vjet kohë ta hetonte. Ka hetuar cdo pasuri timen, në Shqipëri, nëpër botë, pasurinë e prindërve të mi, të rrethit tim shoqëror, mbi 30 persona. Unë kam zero kontakte dhe takime me personat e akuzuar. Si dreqin e kam bërë unë këtë", u përgjigj Tahiri pyetjeve të gazetarëve.

Ora 17:18
Fikja e radarëve? Tahiri: Teknikisht e pamundur! S'e ka çelësin asnjë punëtor

Ish-ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka fikur radarët me qëllim mbrojtjen e grupit të Habiljave, teksa ka theksuar se një gjë e tillë është e pamundur për nga mënyra se si ato janë ndërtuar.

"Fikja e radarëve në qendrën e Sazanit: Në dijeni time radarët teknikisht nuk mund të fiken, nuk ka një operator të zakonshëm që t'i fikë. Prokuroria kishte dy vjet kohë të vërtetonte në kuadër të cilësdo organizatë kriminale këta radarë të fiken. Unë e them, jo dhe jo. Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk mund të ndodhen. Sepse radarët nuk i janë lënë në dorë me një çelës një punëtori. Prokuroria e hamendëson këtë sikur kjo është pjesë e veprimtarisë kriminale. Nuk do më lënë fuqitë derisa t'i shkoj deri në fund drejtësisë, t'i shkoj shtëpi më shtëpi çdo qytetari dhe do ta bëj", u shpreh Tahiri.

Ora 17:09
Tahiri: Po të isha grup me Habilajn, s'do e denoncoja! Dënimi? As s'më shkon ndërmend

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se ka paraqitur në gjykatë prova të pakundërshtueshme, që vërtetojnë pafajësinë. Një prej tyre, sipas Tahirit,  është denoncimi që kanë bërë këta policë, që sot janë nën akuzë për Mosi Habilajn, që sipas tij, nëse do ishin në grup së bashku kurrsesi nuk do të ndodhte.

"E vërteta ime është e provuar me letra dhe fakte aq kokëfortë sa askush nuk i del dot përballë. Këta policë e kanë denoncuar Mojsi Habilajn në polici, këta policët e kanë nisur procedimin për të cilin akuzohem dhe unë. Këta janë pjesë e grupit? Ne anëtarët e grupit kemi denoncuar njëri-tjetrin? Është aq i gënjeshtërt ky proces sa nuk i jap dot shpjegim. Nuk i shkoj fare historisë nëse do dënohem çfarë do bëj, këto janë hipoteza që nuk dua t'i konsideroj se besoj shumë tek e vërteta ime dhe ajo që shtjellova në gjykatë. Besoj tek drejtësia siç bëri drejtësia italiane. Unë besoj shumë tek drejtësia sa nuk më shkon në mend kjo që thua', tha Tahiri.

Ora 16:10
Shpenzime marramendëse? Ironia e Tahirit: S' kam fjetur në hotele me 900 € kur isha ministër

Në fjalën e tij, në përfundim të seancës gjyqësore, Tahiri u është përgjigjur edhe akuzave se gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm ka shpenzuar shuma të mëdha në hotele dhe se në pronësi të tij janë toka dhe shtëpi në disa vende në të BE-së. Ai tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, dhe se për mund të faktojë me letër-porosi nga çdo shtet i Europës.

"S'kam asnjë kod, unë jam shumë i drejtpërdrejt, përtoj të gënjej, e kam kollaj të them çfarë mendoj drejtpërdrejt. E përmenda atë që unë kam shpenzuar 140 euro ndërsa të tjerë 900 euro nata në hotel, siç përmenda edhe veten se më kanë akuzuar që kam përdorur hotel 1 mijë euro nata. Unë  faktoj me letër porosi nga të gjitha vendet e BE që thonë që unë nuk kam asnjë pasuri, asnjë tokë asnjë shtëpi as një makinë në ato vende, dhe nuk kam pasur shpenzime marramendëse. Sic jua ka hedhur prokuroria që thotë se ka fjetur me 1 mijë euro, prova më e mirë është ajo që dhashë në gjykatë, ku autoritetet italiane kanë pyetur çdo hotel dhe çdo restorant ku kam ndenjur kur isha ministër, dhe maksimumi ishte 140 euro", u shpreh ai.  

Ora 16:06
Gjykata vendos në 19 shtator për Tahirin/ Ish-ministri: Paraqita prova të pakundërshtueshme!

Shtyhet seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri. Në përfundim të kësaj seance gjyqësore, Tahiri tha se ka paraqitur prova që janë të pakundërshtueshme. 

"Dëgjuat argumentimin tim dhe të Maksin se sa gënjeshtra janë thënë, dhe ishin të verifikueshme nga Prokuroria dhe ju. Akuzohem se jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa polic, që ju e patë që ata nuk kanë qenë në detyrë në kohën që akuzohem. Kur kanë shkuar në detyrë, kanë denoncuar Habilajt dhe ky procedim penal është nisur nga policët në vartësi time dhe nga ata që sot akuzohen bashkë me mua. Është vendimi i antimafias që i dallon si të tilla këto akuza, si gënjeshtra. Janë gënjeshtra dhe sot u provuan me provat që nuk i kundërshton njeri", tha Tahiri.  Seanca e radhës ku do të merret vendimi do të zhvillohet më 19 shtator, ora 09:00.

Ora 15:25
Flet për Report Tv avokati: Saimir Tahiri e shkruajti vetë mbrojtjen, pretencën me 12 vite burg e dinim para 7-8 muajsh

Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, avokati Maks Haxhia, tha se e gjithë mbrojtja sot në gjykatën e Krimeve të Rënda ishte bërë nga vetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai e quajti një mbrojtje brilante dhe prova përballë të cilave prokuroria nëse do të ksihte dinjitet, siç u shpreh avokati, do të duhej ta pushonte çështjen në moment. Nga ana tjetër, Maks Haxhia tha se prokuroria ishte shumë dobët me provat pasi kishte sjellë në proces edhe materialet nga Italia, ku autoritetet atje i kanë gjykuar dhe kanë pushuar çështjen në ngarkim të Tahirit.

"Mbrojtja e Saimir Tahirit ishte brilante dhe ishte individuale, e ka shkruar vetë ai pjesën e tij. Gjej rastin të vlerësoj gjithë përkushtimin që ai ka bërë në njohjen e procesit dhe sjelljen e provave të reja që e vënë në mungesë totale prokurorinë përballë provave. E kam dëgjuar para 7-8 muajsh që do kërkojë prokuroria 12 vjet. Ky është një proces i paramenduar dhe paravlerësuar. Unë nxjerr konkluzionin nga mënyra e sjelljes. Materialet e Italisë janë gjykuar në Itali, janë organe të specializuara jo të korruptuara. Duke qenë e gjykuar gjykata shqiptare gjithë materialet e Italisë duhej t'i kishte hequr. Prokuroria ka sjellë gjithë materialet e Italisë që ato janë gjykuar, dhe autoritetet italiane kanë vendosur pushimin e çështjes në ngarkim të Tahirit. Edhe kur ju drejtua parlamentit tha që bazë kemi vetëm materialet italiane, por Italia e pushoi çështjen ndërsa në Shqipëri e lidhën me 2 oficerët e policisë për ta vënë zotin Tahiri para përgjegjësisë penale", tha Maks Haxhia.

I pyetur nga gazetari Arsen Rusta nëse prokuroria i paraqiti prova konkrete që faktojnë akuzat e tyre për implikim të ish-ministrit në trafik droge në bashkëpunin me grupin Habilaj, avokati Maks Haxhia u përgjigj:  Atë pyetje e kemi bërë gjatë gjithë fjalës dhe gjatë gjithë procesit në hetim e gjykim, që cilat janë episodet dhe cila është lidhja e veprimeve të Tahirit, cila është ndihma që ka dhënë ish-ministri.

Por çfarë do të ndodhë nëse gjykata vendos të dënojë Tahirin? "Nëse dënohet do t'i drejtohemi gjykatave më të larta", u përgjigj avokati Haxhia.

Prova më e fortë që sipas tij Tahiri paraqiti para togave të zeza, ishte një e-mail ëqë Gjergji Kohila, zyrtar policie në Vlorë, i kishte dërguar në vitin 2016, prokurorit Dritan Prenci, pikërisht një nga prokurorët që sot kërkuan 12 vite burg për ish-ministrin, ku i raportonte për Mojsi Habilajn dhe referimet që duheshin bërë për dyshimet për trafik droge.

"Të gjitha materialet e prokurorisë ishin copy-paste dhe jo të bëra mirë, prokuroria po të kishte pak dinjitet do të pushonte hetimin. Gjergj Kohila i ka dërguar e-mail prokurorit që ishte në seancë për Mojsi Habilajn. E-mail ja ka dërguar para tre vjetësh"". tha Haxhia.

Ora 15:13
Saimir Tahiri del nga gjykata, i qeshur dhe bisedë me gazetarët

I qetë dhe i qeshur ka dalë nga Gjykata për Krime të Rënda ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në prani të avokatit të tij Maks Xhashia, Tahiri është parë teksa bisedon me gazetarët që prej orës 09:00 të mëngjesit ndodhen në gjykatë për gjithcka ka ndodhur në gjykatë, me pretencën e prokurorisë dhe mbrojtjen që ish-ministri bëri vetë. "Jam i pafajshëm", i është drejtuar Tahiri gazetarëve. Ndërkohë brenda gjykatës janë duke bërë mbrojtjen avokatët e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Ora 14:52
Tahiri përfundon mbrojtjen, kërkon pafajësi

Perreth 2 orë, ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u mbrojt vetë para trupës gjykuese dhe prokurorisë që ka ngritur tre akuza të rënda ndaj tij. Tahiri kërkoi pafajësi duke thënë se asnjë nga provat e paraqitura nga organi i akuzës nuk e implikojnë atë në trafik të drogës në bashkëpunim me grupin Habilaj.

Ora 14:40
20 milionë euro për fushatë?! Tahiri: Unë fle në hotel 140 euro nata, jo si ajo tjetra me 900 euro

Si është e mundur që dinin që fitoja 5 milionë euro kur kisha vetëm një muaj që kisha marrë detyrën? Kjo është pyetja që ngriti ish-ministri Saimir Tahiri duke ju referuar disa përgjimeve të grupit kriminal që e akuzonin se minimumin e fitimit në një muaj Tahiri e kishte 5 milionë euro.

Saimir Tahiri nuk la pas edhe ironinë.

"Ata trafikantë flasin për 5 milionë euro dhe 20 milionë euro që fitojë unë dhe i doja për zgjedhjet. Atëherë përse prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka hetuar nga kryeministri Edi Rama tek unë dhe tek të gjithë të tjerët që bënin namin? Kanë hetuar çdo lëvizje timen, hyrje-dalje e çdo gjë, por unë jam ministri që kam hotelin më të shtrenjtë ku kam fjetur ka qenë 140 euro dhe jo si ajo tjetra 900 euro", tha ish-ministri Tahiri.

Tahiri tha ndër të tjera se droga nuk mund të kultivohej në kohën kur ai mori postin e ministrit të Brendshëm, referuar stinës.

Emri i ish-ministrit Saimir Tahiri doli në përgjimet e 16 dhjetorit të vitit 2013 gjatë një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt. Moisiu thotë se "Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro". Sabi i thotë "që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale". Por Moisiu i thotë "që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale".

 

Ora 14:10
Tahiri zbardh takimet zyrtare: Ja ku ndodhesha kur më akuzonin se takova vëllezërit Habilaj

1568115376_tahiri.jpg

Referuar 4 episodeve të drogës që prokuroria e akuzon se ka favorizuar trafikun e drogës në vitin 2013, (dy herë) në vitin 2014, dhe 2015, ish-ministri Saimir Tahiri ka ngritur pyetjet se përse në përgjimet ku grupi i drogës Habilaj flet për shefin e madh, nuk është kushdo tjetër, por Tahiri.

"Më akuzoni për përgjimin e Taulant Haxhiraj, ku ai thotë kushërinjtë e ministrit kanë marrë garanci. E pse qenkam unë ministri e jo një tjetër ministër nga Vlora? Pse prokuroria nuk e ka thelluar hetimin ndryshe do t'i binte fabula", tha Tahiri.

Sa i përket akuzave se gjatë një përgjimi vëllezërit Habilaj thonë se kanë takuar në Tiranë dhe kanë ngrënë drekë me të, Tahiri është shprehur se më 22 nëntor 2013 ai ka qenë në një takim në Bruksel në atë ditë me me eurokomisioneri Stefan Fyle, me Klajda Gjoshën, në atë kohë ministre e Integrimit dhe Nasip Naçon. "Gjejeni ju se kush është shefi i madh?! - tha Tahiri.

Ndërkohë, më 23 nëntor që pretendohet se ka takuar Habilajt, Tahiri tha se ka qenë në takim me Visho Ajazin e Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën, pasi ishin arratisur nga burgu i Korçës disa të dënuar. "Kam pasur të gjitha mediat poshtë zyrës", tha Tahiri, ndërsa pasdite - shtoi ai, ka dalë në konferencë për mediat duke thënë detaje nga arratisja e grupit kriminal nga burgu i Drenovës në Korçë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha se nuk ka asnjë komunikim telefonik me vëllezërit Habilaj, ndërsa akuzoi për një proces të montuar ndaj tij dhe pa prova.Prokuroria e ka akuzuar ish-ministrin në rol ndihmës në trafikun e drogës në bashkëpunim me grupin kriminal Habilaj, por Tahiri tha me ironi se si mund të jetë ai ndihmës i ndihmësit, Jaeld Çelës, kur Habilajt i kanë cilësuar si të ishin kushërinjtë e tij. Pra Tahiri tha se nëse akuzat do të ishin të vërteta atëherë ai nuk do kishte nevojë për ndihmësa.

"Më sillni një provë për 4 episodet që më akuzoni. Grup i strukturuar kriminal kërkon një provë çfarë kam bërë? Ngarkim-shkarkim, ngritje trau, kam blerë cigare për grupin? Më tregoni një veprim të jashtëligjshëm dhe shkoj në burg, por jo për thashetheme e sajesa", tha Tahiri.

Ora 14:07
Tahiri zbulon e-mailet e Kohilës dhe Jaeld Çelës për prokurorët kundër Mojsi habilajt: Si ka mundësi, ja kemi futur njëri-tjetrit?!

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka dhënë informacione të reja në mbrojtjen që po bën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku prokuroria kërkoi ndaj tij 12 vite burg, që nëse dënohet ulen në 8 vite për shkak se i është pranuar gjykimi i shkurtuar. Tahiri tha se Gjergji Kohila, në atë kohë shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, ka njoftuar me e-mail prokurorin Dritan Prençi duke e vënë në dijeni për aktivitetin kriminal të grupit Habilaj. "Ne jemi grup i strukturuar kriminal dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, por nga ana tjetër njoftojmë prokurorinë që Habilaj merrej me drogë", tha Tahiri duke e ngritur këtë qëndrim në një kontradiktë me atë cfarë e akuzon prokuroria. "Prokurori e ka nisur procedimin shumë muaj më pas nga raportimi i Kohilës", tha Tahiri në seancën e mbojtjes ku provat i ka radhitur në fletë të mëdha të bardha të vendosur në tabelë, në formën e telajos.

Dritan Prenci eshte pikerisht nje nga tre prokuroret qe sot kerkuan pretencen me 12 vjet burg per Saimir Tahirin.

Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ish-ministri ka përmendur edhe Jaeld Çelën, në atë kohë drejtor i Policisë së Vlorës, ku tha se ka qenë ai që ka referuar në prokurori materiale për Mojsi Habilajn. Madje mbi dokumentet e protokolluara nga Jaeld Çela dhe informacionet e kryepolicit të Vlorës, posta e Selenicës ka asgjësuar në terren parcelat me kanabis, "Si është e mundur që ja kemi futur njëri-tjetrit", është shprehur ish-ministri duke ju drejtuar prokurorisë. Si mund të jetë ministri ndihmësi i ndihmësit, i Jaeld Çelës", theksoi Tahiri.

Ora 13:31
Tahiri mbrohet vetë me 'letër e laps': Ja pse jam i pastër...6 shkresat sekrete për Kodhelin

Menjëherë pas pretencës së Prokurorisë, në Gjykatën për Krime të Rënda, ka rinisur seanca, ku ish-ministri Saimir Tahiri po bën mbrojtjen. Ai përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia, por siç raporton gazetari i Shiqptarja.com, Elton Qyno, Tahiri po i shpalos vetë argumentet mbrojtëse. Ai ka një tabelë në formë skice ku ka radhitur argumentet mbrojtës ndaj akuzave të ngritura ndaj tij. Saimir Tahiri ka mohuar të ketë njohje dhe të ketë favorizuar në trafikun e drogës vëllezërit Florian dhe Mojsi Habilaj, të cilët janë arrestuar në Itali dhe po gjykohen atje për trafik droge. Ish-ministri ka pranuar vetëm që tu ketë shitur makinën e tij, Audi AA 003 GB, me të cilën Habilajt kanë kaluar kufirin teksa automjeti ishte akoma me letra në emër të ish-ministrit të Punëve të Brendshme.

Referuar akuzave se i ka  bërë të "paprekshëm" trafikantët duke i hapur dyert për të bërë trafik nga deti, ish-ministri Tahiri paraqiti me skicë vitet dhe 6 shkresa sekrete që i ka dërguar koleges së tij në atë kohë ministre e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Sipas Tahirit, ai i ka kërkuar të marrë masa dhe të rregullojë radarët në Durrës dhe Vlorë, pasi ka pasur informacione që ka lëvizje të dyshimta në det. "jam i pastër", është shprehur ish-ministri duke kërkuar të gjenden se kush i ka fikur radarët.

Ora 13:30
Prokuroria: Saimir Tahiri ta vuajë dënimin në burg të zakonshëm, jo të sigurisë së lartë

Siç raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, prokurorët kanë kërkuar që në rast dënimi, vuajtja e ish-ministrit Saimir Tahiri të bëhet në institucion të zakonshëm të vuajtjes së dënimit, dhe jo në burg të sigurisë së lartë.

Po ashtu ata kërkuan që lista me 36 prova të mos asgjësohen, pasi janë të njëjta që mund të përdoren në një bashkëprocedim edhe kundër Sokol Boden, ish-drejtor i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohilën, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë.

Ora 13:28
Akuza për 4 episode të trafikut të drogës...kontradikta për 4 ton hashash në Babicë

Prokurorët Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, e akuzojnë ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për katër episode të trafikut të drogës, në vitin 2013, dy episode në 2014 dhe një në 2015.  Por gjatë leximit të argumenteve të tyre, prokurori Vladimir Mara ka përmendur edhe një episod të sekuestrimit të rreth 4 ton drogë në Babicë të Vlorës. Një moment kontradiktor ky nga ana e prokurorëve, pasi ish-ministri ka ndërhyrë duke thënë: Atëherë ju po më akuzoni për 5 episode trafiku? Duke ju referuar tentativës së traikut të lëndës narkotike në Babicë. Por prokurori Mara u përgjigj duke thënë se ky rast nuk është marrë për bazë në pretencën e tyre.

Ora 10:05
Prokuroria pritet të kërkojë 8 vite burg (nga 12) për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

Ditën e sotme Krimet e Rënda pritet të japin pretencën për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se për Tahirin, për efekt e gjykimi te shkurtuar pranuar nga gjykata, do kerkojë 8 vite burg. Pa gjykim te shkurtuar kerkesa do të ishte për 12 vite burg.

Kujtojmë se me gjykim të shkurtuar në rast dënimi do të marrë vetëm 1/3 e dënimit. Gjykimi do të vijojë duke u referuar në provat e mbledhura deri më tani, dhe duke mos pranuar më prova të reja. 

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes 'Habilaj'. Pas kësaj seance, pritet të ketë edhe dy të tjera, një për mbrojtjen dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi Rama: 19/09/2019 21:10

    Sonte do te fleje tek 313 neser o ne Fushe Kruje ose ne Rec.

    Përgjigju
  • Bardhoku lleshi: 11/09/2019 20:06

    Jane 900 vete ne burg me te njejten akuze si tahiri....ktij po i bejne favore,shume veshtire te shkoje ne burg,se ka ramen

    Përgjigju
  • Feliks: 11/09/2019 19:12

    Rama per te shpetuar veten i mban premtimin amerikaneve te fusin brenda tahirin

    Përgjigju
  • A.n.: 10/09/2019 23:00

    Edhe ky po procesohet (si Nexhmija dikur) per kafe, nderkohe qe ne kohen qe ishte minister u kanabizua i gjithe vendi. Shpresojme qe te marresh me vete edhe shume shoke te tjere ne qelite e Vip-ave.

    Përgjigju
  • Samiu: 10/09/2019 19:44

    Saimir Tahiri nuk do ketë ulje me 1/3 e dënimit sepse ai nuk e ka pranuar krimin por përkundrazi kërkon pafajësi. Nëse dënohet 12 vite, aq vite burg do bëjë. Dhe i meriton madje!

    Përgjigju
  • Populli: 10/09/2019 19:20

    Procesi eshte I montuar nga keta prokurore anadollak se I bie qe keta na dilkiin me te zot se Prokuroret Italian o zot na ruaj nga keta bandite qe Kane marre peng Drejtesine .Shqiptaret e Kane te qarte se Saimir Tahiri eshte I pafajshem Ashtu sic e Kane te qarte qe manipulimet e ketyre mostrave do perfundojne me koshin e Plehrave .Vetingu nuk duhet te toleroje me keta mostra por tu tregoje vendim .NQS Saimir Tahiri del I pafajshem nga gjykata atehere duhet te arrestohen te tre Prokuroret dhe te tregojne nga kush Kane patur indicje

    Përgjigju
  • LORA: 10/09/2019 18:34

    Jam e sigurt qe Saimir Tahiri ka per t'a shkermoqur procesin karagjoz dhe te tejzgjatur kunder tij ,si nje babale shume-dimensionale. Big like Saimir,per mua,,,,,mbetesh ministri i brendshem me i sukses-shem dhe me i besueshem i pas-nentedhjetesModeModeli qe ti solle ne Policine e Shtetit te shqiptareve i nxjerr mendsh kusaret,kriminelet dhe antishqiptaret e perbetuar.

    Përgjigju
  • vera: 10/09/2019 18:21

    U inagurua burgu I recit..dikush me tha se pritet qe ne rec te hyjne 700-800 veta nga politika,,,,per hajer I qofte recit,,....

    Përgjigju
    • Llapi: 11/09/2019 00:50

      Vera të lumtë goja, je e paparë, qofsh e hajrit,

  • prec zogaj: 10/09/2019 18:16

    Kishte zgjedhur avokat te mire,,,,i iken leket kot tahirit,,,,e hengre o tahir,,,,duhej ta kishe kuptuar qe do e haje se te erdhen amerikanet ne séance,,,,po te erdhi amerikani ne séance te puth halla ne te dy faqet,.....//28 vjet burg duhej te denoheshe,,,,8 jane pak ,,28 vjet te denohen saliu,,meta ,,basha,,dhe te gjithe ministrat e deputetet qe kane bere korrupsion e krime..

    Përgjigju
  • Pyka: 10/09/2019 18:14

    Ky djali,Sajmiri,eshte djali i ri.Te jesh minisyer i brendeshem duhet pjekuri,vendosmeri....Mbaj mend nje ngjarje nga komunizmi shqiptar..i shkon nje udheheqesit e kohes ne shtepi nje mikut te tij per ta takuar nn nje qytet te afer jugut te vendit.kishin qene bashkefshtar.I thote ky udheheqesi se per çfare ke nevoj te te ndihmoj,bashkefshatari kishte nevoj pet shume gjera qe ky nuk ja zgjidhte dot.Bashkefshari i ktheu pergjigje:jo jo nuk dua asgje se kemi partine qe mendon per ne,por dua te bejme nje xhiro ne qytet dhe te pijme nje kafe te qendra e qytit.Ja ktheu udheheqesi,po kjo eshte e thjeshte,dhe ashtu u bé.Te nesermen ne mengjes ziente qyteti per udheheqesin dhe mikun e tij!Ky miku u be me pune te mire pet vehte,per gruan,dy djemte i shkuan ne sholle te larte,mori dhe shtepi!Kush te doje ta kuptoj kete ngjarje te vertet.Kaq e thjeshte eshte!

    Përgjigju
  • Petrit: 10/09/2019 18:04

    Me fjale dalin te gjithe keta burra te mire.Por si nuk sqaroj Saimir Tahiri,se me cfare parash ben gjithe ato pushime qe i ka shfaqur neper rrjete sociale,nderkohe qe ka deklaruar nje faj tjeter te tijin te denueshem,ate qe nuk e ka bere aktin e shitjes se makines per te mos paguar gjoben e vendosur nga gjykata (vetem ky fakt,i moszbatimit te ligjeve te cilat i ka votuar vete si ligjvenes,e ben ate automatikisht te dyshuar).

    Përgjigju
  • Loti: 10/09/2019 17:56

    E vertet esht qe ka politikan ne maja me krime "me te renda,sipas kandarit te drejtesise" por ti ne gjukate je per problemet e tua, mbase dhe per naivitetin tend qe skafin ta rregulluan habilaj/qe ua shite atyre makinen apo paaftesine per te kuptuar me çmerreshin kushot, si gjith bota paguan faturen tende. Ata politikanet e tjere te kishe gjet prova ligjore dhe ti paraqisje ne shtet/publik.

    Përgjigju
  • Flori: 10/09/2019 14:30

    Sajmiri po sulmohet dhe po denohet per te vetmnin fakt qe ne parlament ishte deputeti i vetem qe i ka treguar me gisht kush jane kriminelet qe kane vrare ne kete vend. Po ne kte vendin tone te prapambetur denohesh me burg nqs sulmon Sali Berishen edhe Ilir Meten. Me pak fjale dite te zeza na presin.

    Përgjigju
  • PS: 10/09/2019 14:19

    UNE JAM SOCIALIST 100%,POR TI SAJMIR MERITON SHUME VITE BURG BASHKE ME ATE KUSHERIRIN TEND JAEL ÇELEN NUK KENI LENE GJE PA BERE ME DHJETRA VIKTIMA KENI FUTUR NE BURG NE 2014 DHE AKOMA NUK KANE DAL FAKIRAT PER TE RRITUR PRESTIGJIN TEND PARA AMERIKES DHE PER TE MBULUAR TRAFIQET TUAJA.SAJMIR DUHET TE SHIKOJE MIRE RRUGEN KUR U NGJITE ME SUMBYLLUR E ZEMERKERME, QE TE MOS U RREZOJE KUR TE ULESHE.

    Përgjigju
  • Taulant: 10/09/2019 13:50

    Saimir behu burre, fhe nxir pergjimet qe ke ! Se mbushe ti me mendjen tende shqiperine me hashahs e mbushi edi rama

    Përgjigju
    • O Gari: 11/09/2019 17:49

      Grate mire i keni te dy? Ben qejf Mul Noka dhe Lul Basha qe lejuan dhe volen te ardhurat nga Lazarati dhe duhet te beje burg Saimir Tahiri qe e çrrenjosi ate pse ca lapangjoze kusherinj merreshin me hashash? Po ikni mo ordinere ngelet ju te jepni mend. Ishte Tahiri qe e ndryshoi figuren e policit ne rruge dhe rriti respektin e qytetarit per ta. Ishte policia e tij qe tregoi fytyren humane qe ne pritje ne dogane deri kur shperndante tufa me lule grave per 8 marsin dhe jo ata barkderret e keqveshur te meparshem qe rrinin me radar vetem per te krefur leke nen dore me turiste e me hallaxhinj rrugesh.

    • Taulante: 11/09/2019 00:57

      Taulant këtu ke të drejtë, por edhe këtë plehrë ish-ministër mos e shfajëso hiç se me vjen rënd t'ja përmend emrin po i barabartë është në faj sa ai plehra tjetër Kryeministër që më vjen për të vjellë t'ja shkruaj emrin.

  • Bobi: 10/09/2019 13:49

    Amon mo u merzit o saje .ske ci ben 8 vite jan te shkretat

    Përgjigju
    • Bobja: 11/09/2019 00:54

      Po hiç s'janë, asnjë gjë, kalijnë shpejt, ke të dtejtë.

  • Fredi: 10/09/2019 13:14

    Jo mor jo ne policet n Vlor mezi i kemi. Docentë me kultur t modhe. Per 30 vjet kan lexu veç libra bashk me vlonjatet.

    Përgjigju
  • Cuni: 10/09/2019 13:14

    I hani ate qe sthuhet saimir tahirit se esht burr jo skuth si ilir meta me shok

    Përgjigju
  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 10/09/2019 12:33

    Si ka mundësi gjithnje dhe per çdo gjë përmendet emri Vlorë?

    Përgjigju
    • Fredi: 10/09/2019 13:04

      O Vlonjat Lushnjar plako duhet t dish i gjo. Kot s thon qe në gjith limanet apo portet e botes bohet kontraband dhe vlonjatet nuk mund t rrin duarkryq. Nqse vlonjatet nuk bojshin kshu gjonash atehere do të duhet ti qujshim shenjtor. Shenjt vlonjati, Profet vlonjati etj dhe do i kishim ikona neper kisha e xhami shenjtor dhe jo skafista t zot!

    • Selenicë: 10/09/2019 12:51

      Pse ku eshte e keqja ketu o efgjit? Ishe bere dhe ti shef komisariati në Vlorë dhe beje para me vlonjatet.

  • Populli: 10/09/2019 12:33

    Sajmiri droge shiti por Saliu Mediu dhe Luli qe moren jete njerezish pse nuk arrestohen?

    Përgjigju
    • navy: 10/09/2019 13:44

      Samir Tahiri, Mafia Police Kufitare, Mafia Police State, Capo de drug: Port Peshkatare nouvo Durres = Mafia control

  • Tepelena: 10/09/2019 11:58

    Ti hajn mutin Saimir Tahirit. Rroft PS, rroft Saimir Tahiri, rroft Tepelena

    Përgjigju
    • A.n.: 10/09/2019 23:02

      Vdekje fashizmit e liri Hashashit!

    • Kali: 10/09/2019 15:06

      Rrnoft hashashi......

  • Sajmi: 10/09/2019 10:54

    Keta prova s’kane, prova duan te sajojne! Histori e vjeter!

    Përgjigju
    • Sajmiri: 10/09/2019 13:11

      Provat jsne me thase por keta i kane nxjerre me trajse. Nje gje eshte e sigurt qe Sajmiri nuk mund te denohet i vetem. Mbas Sajmirit duhet te denohet Basha si ish minister i brendshem, Flamur Noka po ashtu dhe Sali Ram Berisha qe ka dekaruar publikisht se ka lejuar hashashin ne lazarat. Kjo do te ishte drejtesi. Nese Saja, Luli, Noka, Sala nuk denohen per hashashin atehere perfundimisht drejtesia ka vdekur. Sajmiri e hengri i pari se e rrembeu euforia dhe arroganca. I bente gjerat hapur. Keta qenerit e tjere ishin me te permbajtur. Kjo eshte e verteta. Sajmir Tahiri huk eshte Tepelena dhe as Tepelena nuk eshte PS, mos i ngaterroni gjerat.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë