Prokuroria mbyll hetimet për Edmond Përdodën, i akuzuar për vrasjen e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë! Dy javë më parë vëllai i tij u dënua me burgim të përjetshëm

14 Maj 2022, 11:53 | Përditesimi: 14 Maj 2022, 11:53

Dy javë pas dënimit me burgim të përjetshëm të Aleksander Përdodes, Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për të vëllain Edmond Përdoda edhe ky i akuzuar përfshirë në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Njësisë Administrative të Kolshit.

r.k./Shqiptarja.com