Promo/ Shqiptarët dhe vdekja, sonte ora 23:00 me Esencë nga Eljan Tanini në Report Tv

10 Tetor 2023, 13:28 | Përditesimi i fundit: 2023-10-10 14:19:06

Cilat janë fotot e famshme në Shqipëri që flasin për cermonitë mortore më të çuditshme? Pse shpesh herë shqiptarët si edhe shumë vende të tjera të botës bëjnë foto me të vdekurit? A kemi ndryshime apo jemi të ngjashëm me botën?! A ishin fotografët shqiptarë po ata artistë që fotografonin edhe gëzimet familjare? Cili ka qenë dikur raporti i shqiptarëve me vdekjen? Ky format premton të sjellë ngjarje, dëshmi, personazhe, histori, personalitete dhe nostalgji që nuk janë thënë ose nuk janë folur në publik ashtu siç duhet. Nostalgjia dhe historia nuk janë e shkuara jonë, por e tashmja! Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.