Akademia e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka organizuar këtë të enjte promovimin e librit "Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919" të Teuta Toskës. Veprimtaria u mbajt në mjedisin e jashtëm të Akademisë së Shkencave me praninë e autores, dhe të folësve: Valentina Duka, Elsa Demo dhe Mikaela Minga dhe u moderua nga Andi Rëmbeci.Pas diplomimit në kolegjin Amerikan të Vajzave në Stamboll në vitin 1904, Parashqevi Qiariazi i bashkohet motrës Sevastisë për të ndihmuar me mbarëvajtjen e Shkollës së Vashave. Në vitin 1908 ajo merrë pjesë në ngjarjet e Kongresit të Manastirit në krah të të vëllait, Gjergj Qiriazit, dhe dokumenton mbledhjet dhe diskutimet e rëndësishme që zhvillohen aty. “, -tha Rëmbeci Historiania Valentina Duka, vlerësoi në mënyrë të veçantë punën e autores dhe rëndësinë e librit. “Botimi i ditarit të Parashqevi Qiriazit është një ngjarje e rëndësishme për historiografinë shqiptare, sepe studiuesit shqiptarë tani kanë mundësi të njohin konferencën e paqes edhe nga perspektiva e një prej intelektualeve më të shquara shqitare të shekullit të 20-të. Dorëshkrimi i ditarit ndodhej që në vitin 1946 në Arkivin e Shtetit Shqiptar, kur arkivi i familjes Dako-Qiriazi u sekuestrua nga komunistët, sepse patriotët e shquar Sevasti Qiarizi, Kristo Dako e Parashqevi Qiriazi u u akuzuan si agjentë të Amerikës”, -tha Valentina Duka. Mikaela Minga dhe Elsa Demo, në dy këndvështrime të ndryshme, e vlerësuan librin e Teuta Toskës për interpretimin e detajeve që funksionojnë në mënyrë paralele me ngjarjet historike. Në pamundësi të ishte i pranishëm sipas programit historiani i njohur David Hosaflook, në referatin e dërguar për t’u lexuar në këtë veprimtari shkruante se: “ “Vepra e Teutës paraqet mendimin e Parshqevisë, e rikthen zërin e saj, një zë që frymëzon, qorton, profetizon dhe jep receta për mirëvajtjen e kombit, jo vetëm për vitin 1919, por edhe për vitin 2021 e në vazhdim.” Teuta Toska punon si drejtuese e departamentit të gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit dhe që nga viti 2017 është edhe anëtare e Akademisë së të Rinjve, pranë Akademisë së Shkencave.
Promovohet libri 'Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919' i autores Teuta Toska! Valentina Duka: Studimi me rëndësi në historiografinë shqiptare
Video të tjera
-
Vendet e hetimeve e gjyqeve të ’45-ës në Shkodër kthehen në vende kujtese
24 Prill, 16:43 -
Aktivitetet kulturore/ 'Misa a Buenos Aires' sonte në TKOB! ‘Si ne të dy’ shfaqje te Teatri Kombëtar
24 Prill, 16:12 -
Pas rikonstruksionit të plotë, rihap dyert për vizitorët Muzeu Etnografik në Durrës
23 Prill, 17:05 -
Tiranë/ Dita botërore e librit, aktivitete kushtuar leximit
23 Prill, 16:40 -
Çelet Festivali Ndërkombëtar i Filmit Studentor në Tiranë! Mataj: Dialog e ura bashkëpunimi për të ardhmen e kinemasë
22 Prill, 15:43 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Zërat e tokës’, shfaqje në teatrin e hapur ‘Mirush Kabashi’! Komedia ‘Skandali’, te Metropoli
22 Prill, 15:33 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Si ne të dy’ premierë te Teatri Kombëtar! ‘Muzë e Shpirtit të Lirë’ te Skampa në Elbasan
21 Prill, 18:00 -
Bashkëpunim filmik Shqipëri- Itali, ‘Industry Day’ në Tiranë
21 Prill, 17:24 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Tre tenorët spanjollë’ në skenën e TKOB! Ekspozita ‘PranverArt’ te Galeria e Artit Tiranë
20 Prill, 15:53 -
Pas Tiranës, ‘Kinemaja e re italiane’ shkon edhe në Vlorë, Shkodër e Prishtinë! Ruggera: Sjellim më të mirën e prodhimeve të Italisë
20 Prill, 15:45 -
Kryeveprat botërore vijnë në skenën e TKOB nën tingujt e kitarës së Aguirres! Kitaristi spanjoll: Emocion, hera e parë në Shqipëri
19 Prill, 16:31 -
Faik Vojka, 50 vite besnikëri ndaj dashurisë për artin! Klarineta, instrumenti që ai e shndërroi në zë shpirti
19 Prill, 15:34 -
Lezha mirëpret Festivalin e Fotografisë, marrin pjesë 32 artistë nga të gjitha trevat shqiptare
19 Prill, 13:39 -
‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Ministri’, ‘Mrekullia e Madhe’, ‘Anima’! Melodia e Vargut ju sjell Lao Tzu
19 Prill, 13:26 -
Gjirokastra mirëpret kulturën greke në një mbrëmje festive, grupet nga Selaniku sjellin folklorin helen për publikun
19 Prill, 13:25 -
Aktivitetet kulturore/ Kinemaja e re italiane, një javë shfaqje filmash në Shqipëri! Filmi ‘Parajanov - The Last Collage’, te Piramida
18 Prill, 15:54 -
Kolonia, 23 piktorë hedhin në telajo bukuritë e vendit me mbi 80 liqene! Sadik Kasa: Belshi ngjason me Toskanën
18 Prill, 15:48 -
Aktivitetet kulturore/ Inaugurimi i teatrit të hapur ‘Mirush Kabashi” te Liqeni Artificial! 'Chamber Music Project' te Qendra Kulturore e Katedrales Orthodhokse
17 Prill, 16:32 -
Lamtumira për piktorin Skënder Kamberi, la pas 1400 vepra! E bija: Nuk ndaloi së pikturuari, ruajmë skicën e fundit!
16 Prill, 18:19 -
“Zorba- the greek”, koncert me muzikë të Theodorakis në TKOB! Në skenë, poezi të autorëve grekë dhe instrumenti i buzukut
16 Prill, 18:04