Promovohet revista shkencore 'Arkivat Shqiptare'! Bido: Brenda 2022 shërbim i unifikuar Shqipëri-Kosovë

29 Dhjetor 2021, 17:54

Institucionet e Arkivës së Pasurisë dhe Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë dhe Kosovës në përmbyllje të punës së këtij viti publikuan numrin e ri të revistës së përbashkët shkencore “Arkivat Shqiptare”. Kreu i Arkivës shqiptare Ardit Bido, tha se brenda 2022 do të ofrohet shërbim i unifikuar për dokumentacionin arkivor të dy vendeve.