Pronarët e lokaleve kërkojnë zgjatje të orarit për lejimin e muzikës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet sot në orën 15:00

19 Korrik 2021, 15:01 | Përditesimi: 19 Korrik 2021, 14:31

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 15:00, ku pritet të ketë njoftime në lidhje me masat anti-COVID.

 Kjo mbledhje e Komitetit teknik të Ekspertëve vjen pas protestës së pronarëve të lokaleve në Vlorë, të cilët kërkojnë zgjatjen e orës policore dhe po ashtu edhe të orarit të lejimit të muzikës, kërkesë që është artikuluar nga pronarë biznesesh në të gjithë vendin.

r.k./Shqiptarja.com