Bizneset në Vlorë kanë dalë ditën e sotme në një protestë paqësore para drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës. Bizneset e Lungomares i kanë paraqitur policisë së qarkut kërkesat e tyre dhe këto kërkesa duan t’ja transmetojnë institucioneve vendore si dhe qeverisë së vendit.
Bizneset e Lungomares kërkojnë hapjen e orarit zyrtar pas orës 24:00 ku tashmë e ka hapur edhe Kosova si dhe kërkojnë që të shtyhet orari i muzikës përtej orës 22:00 që sipas tyre i dëmton biznesin, ndërsa thonë se policia zbaton ligjin në mënyrë selektive.















