Pronarët e lokaleve në Lungomare vijojnë protestën kundër mbylljes së muzikës në orë 22:00, mbyllin bizneset për 24 orë

19 Korrik 2021, 09:43 | Përditesimi: 19 Korrik 2021, 09:43

Pronarët e 20 lokaleve në Lungomare të Vlorës vijojnë të protestojnë kundër ndalimit të muzikës në orën 22:00. Bëhet me dije se ata kanë vendosur të mbyllin bizneset e tyre për 24 orë. Ata u ngritën mbrëmjen e djeshme në protestë, që duket se do të përshkallëzohet edhe më tej ditën e sotme, një situatë që nuk favorizon aspak sezonin turistik në Vlorë.

  •  

r.k./Shqiptarja.com