Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi rreth 150 mijë euro, ekspertët përjashtojnë si shkak shkëndijën elektrike! Nuk kam konflikte me njeri

10 Korrik, 09:11 | Përditesimi: 10 Korrik, 09:11

Aida Gjeçaj, pronarja e restorantit që u dogj gjatë natës në Theth, thotë se ekspertët kanë përjashtuar shkakun e një shkëndije elektrike. Ajo thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 150 mijë euro pasi vjet kishte përfunduar ndërtimi i restorantit. Ajo hedh dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa thotë se nuk ka pasur konflikte apo kërcënime nga njeri.

r.k./Shqiptarja.com