Pronat në Dhërmi/ Zbuluan se ishin në hetim për falsifikim dhe inskenuan vjedhjen e dokumenteve në zyrat e Këshillit të Qarkut Vlorë! Në pranga drejtori i administrimit të tokës e 2 të tjerë

15 Tetor 2021, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2021-10-15 15:08:45

Grabitja e ndodhur 4 ditë më parë në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, ku një person me maskë dhe i armatosur hyri në zyrat e pronave, duke marrë dy dosje për pronat në Dhërmi, rezulton është inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. 3 të arrestuarit e kishin mësuar se ishin nën hetim prej muajsh për falsifikim.