Pronësia në media, ekspertët: Nuk ka model rregullimi! Forumi i 11-të i Medias në Shqipëri, sfidat ekonomike

29 Tetor, 16:35 | Përditesimi: 29 Tetor, 16:35

Përqendrimi i lartë i pronësisë, presionet ekonomike dhe politike ndaj përmbajtjes editoriale, shihen nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, si probleme që cënojnë sot mediat shqiptare. Ndërsa sipas dekanit të Fakultetit të Histori-Filologjisë, grupet mediatike të lidhura me biznese të tjera e të përqendruara shpesh në duart e një aksioneri rrezikojnë pluralizmin mediatik në vend.

r.k./Shqiptarja.com