Protesta/ Balla i kthehet Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë, bashkë me Gonen e Llapin, flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

20 Korrik, 17:30 | Përditesimi: 20 Korrik, 17:30

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka replikuar me deputetin Redi Muçi i cili i e ka akuzuar se i ka quajtur protestuesit sorra. Balla, tha se sorra vazhdon të quajnë Agron Shehajn, Adriatik Lapajn por edhe bufin, duke iu referuar Sali Berishës. Deputeti i PS tha se janë të gatshëm të dialogojnë me “flamingot e vërteta”, ndërsa foli edhe për ligjin për investimet strategjike që do të shfuqizohet.

E.H/Shqiptarja.com