Protesta e 6 dhjetorit/ Ngjela: Lëvizje esatiste, Berisha kundër Perëndimit! Baçi: 'Non-grata' personale, nëse ka problem me ligjin të futet në burg

30 Nëntor 2022, 14:30 | Përditesimi i fundit: 2022-11-30 16:03:35

Avokati, Spartak Ngjela e ka quajtur ‘lëvizje esatise’ protestën e planifikuar nga Partia Demokratike për t’u mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën. Ndërsa deputeti i PD, Luan Baçi theksoi se protesta bëhej në të mirë të qytetarëve dhe se ishte një mikpritje për liderët e BE-së.