Protesta e Berishës, Balla nga Fieri: 7-8 mijë veta dhe flasin për ndryshim kursi! Fatkeqësi për PD-në që në krye ka një ‘non grata’

9 Korrik 2022, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2022-07-09 14:52:25

Fatkeqësia është që në krye të Partisë Demokratike është një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjitha diskutimet e tjera për protestën e Berishës janë qesharake. Qëndrimin socialist e ka ripërsëritur sot nga Fieri kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.