Pavarësisht protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë incidente.
“S’besoj që do të kemi incidente. Samiti ka kohë që organizohet dhe përfshin shumë institucione.
Perimetri i sigurisë të samiteve nuk negociohet. Ndodh që forca të caktuara, organizata e grupimeve që janë kundër samiteve të bëjnë protesta. Nuk ndodh dhe nuk ka se si të bëhen protesta pro samiteve, por kundër. Ato zhvillohen jashtë perimetreve të sigurisë në të gjitha rastet e vendet. Se shoh si cështje midis PS, qeverisë dhe një pjese të ahstu quajturës opozitë.
Duan vetëm të tregojnë se mblidhet gjithë BE në një narko shtet. Njollosje, siguria e Samitit nuk negociohet me askënd”, tha Rama.