Protesta e dhunshme e 8 janarit, pritet masa për 34 të arrestuarit, mes tyre edhe Stresi! Dy seanca të ndryshme për mbështetësit e Berishës dhe Bashës

12 Janar 2022, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2022-01-12 15:12:00

34 të arrestuarit nga protesta e dhunshme e 8 janarit në selinë e PD pritet të marrin sot masën e sigurisë. Masa ndaj tyre do jepet në dy seanca të ndryshme, ku mbështetësit e Berishës dhe të Bashës do i mësojnë masat të ndarë. Të pranishëm në seancën ku janë mbështetësit e Berishës, mes tyre edhe Stresi, janë edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në PD si Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Klevis Balliu etj.